Imeri mbajti ligjëratë para studentëve të Universitetit të Pejës

15 mars 2018 | 14:37

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, ka mbajtur të enjten ligjërata para studentëve të Universitetit të Pejës, me qëllim të prezantimit të sistemit tatimor në Kosovë.

“Qëllimi kryesorë i kësaj ligjërate ishte edukimi i studentëve, lidhur me funksionimin e sistemit tatimor në Kosovë. Pikat të cilat u trajtuan gjatë kësaj ligjërate  ishin: Çfarë janë tatimet? Si mblidhen tatimet? Çfarë janë taksat? Cilët janë Trupat Administrativ Tatimor?. Llojet e tatimeve, normat tatimore, përmbushja e detyrimeve tatimore, parimet bazë të ndërtimit të një sistemi tatimor, lehtësitë në pagesë të tatimeve, vetëdijesimi për të marrë kuponin fiskal, rimbursimi i mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal dhe Linja e bashkëpunimit pa pagesë”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Sipas këtij njoftimi, po ashtu gjatë prezantimit, studentët u njoftuan me programin e punës praktike në ATK. “Gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës, në mënyrë direkte krijon parakushte më të mira për ngritjen e  mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në të gjitha fushat e jetës”, është theksuar në komunikatën e ATK-së. Në fund të prezantimit studentet parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me ligjëratën.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia do të dëbojë disa diplomatë britanikë së shpejti, në…