Imeri: Shkalla e infromalitetit shënoi rënie

09 shkurt 2018 | 13:31

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka organizuar tryezën me temë  “Luftimi i informalitetit: Hapat e deritanishëm dhe rruga përpara”.

Me këtë rast kryetari i Odës Ekonomike Amerikanë në Kosovës Arian Zeka, ka thënë se një pjesë e madhe e bizneseve që veprojnë në vend  s’janë të pajisura me arka fiskale, e kjo sipas tij,  ndikon në rritjen e shkallës së informalitetit.

Sipas tij, në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit, sipas informacioneve që janë marrë nga bizneset thuhet se kontrabanda në veri ka shënuar rritje.

Kurse drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri,  ka thënë se shkalla e informalitetit arrinë në 31.7  për qind.

Sipas tij, me bashkëpunimin e të gjitha institucioneve mund të arrihet që të  ulet shkalla e informalitetit në vend. “Kemi një ulje të vogël të informalitetit në Kosovë. Sipas raportit shkalla e informalitetit është 31.7 për qind në bruto produktin vendor. Ka rekomandime që zbrazëtira ligjore të eliminohen. Rekomandimi tjetër i rëndësishëm është ndryshimi i kuadrit ligjor që pagesat e pagave të kryhen përmes llogarive bankare”, ka thënën Imeri.

Kurse, Hysen Lajqi, drejtor ekzekutiv i “Hib Petrol”,  deklaroi se shkalla e informalitetit është e lartë pasi ekonomia e Kosovës është e pafuqishme dhe jo konkurrente. Sipas tij, cilësia e naftës duhet ta ketë një kontroll më të madh nga shteti. “Shkalla e informalitetit të cilën e përmendi drejtori i ATK-së është e lartë pasi ekonomia e Kosovës është e pafuqishme dhe jo konkurrente. Duke u nisur nga kualiteti i produkteve të naftës shohim që ka pasur një rritje të madhe të importit dhe ne mendojmë që është një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes”, deklaroi ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi olimpik i Kosovës ka bërë parakalimin historik në ceremoninë…