Immobile thyen rekordin e legjendës Chinaglia
Për sulmuesit duhet të flasin numrat dhe ata që i përkasin Ciro Immobiles janë vërtet të denjë për rekorde.
Me dy rrjetat kundër Beneventos, bomberi i Lazios ka prekur kuotën e 36 golave sezonalë, duke kaluar edhe një legjendë të klubit lacial si Chinahlia, e duke vendosur primatin e ri në historinë e ekipit. Në një sezon të vetëm, asnjë futbollist nuk kishte arritur të shënonte kaq shumë me fanellën e bardhekaltërve dhe nisur nga statistikat e sulmuesit, ambiciet e Lazios për në Ligën e Kampionëve do të varen pikërisht nga kjo. Immobile ka shënuar 26 gola në Serinë A këtë sezon, 6 në Evropa Ligë, 2 në Superkupën e Italisë dhe dy në Kupë. Ka një kontrast të pashpjegueshëm mes paraqitjes së Immobiles në kombëtaren italiane dhe në atë me Lazion.
Me përfaqësuesen, sulmuesi duket i ngathët dhe aspak efikas, ndërsa me klubin e tij numëron 36 rrjeta në 39 ndeshje, statistika të destinuara të përditësohen. Immobile arriti të thyejë një rekord që duronte prej sezonit 1973-74. Asokohe sulmuesi i Lacios, Giorgio Chinaglia, u bë me 34 gola, më i miri në historinë e klubit kryeqytetas. Për Këpucën e Artë, sulmuesi rivalizon me Icardin dhe Dzekon, si për ironi të fatit, lojtarë që militojnë në skuadrat që kërcënojnë edhe vendin në Ligën e Kampionëve për Lazion.