Imponimi i dorëheqjes së kryetarit të Kuvendit nuk më duket zgjidhje e mençur
Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Sabri Kiçmari, beson se në Lëvizjen Vetëvendosje dhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) do të dëgjohet zëri i mendjeve racionale dhe do të formohet koalicioni qeverisës.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se këto dy parti duhet të heqin dorë nga interesi partiak dhe ta shohin interesin kombëtar.
Sipas Kiçmarit, këto dy subjekte politike kanë shansin të krijojnë një realitet të ri demokratik dhe t’i vendosin bazat e një kulture të re demokratike në Kosovë.
Ai ka thënë se imponimi i dorëheqjes së kryetarit të Kuvendit nuk i duket zgjidhje e mençur.
Kiçmari ka folur edhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja.
Ai ka theksuar se është nevojë urgjente që, edhe në rast që shkohet zgjedhje, paraprakisht të gjendet një zgjidhje legale, qoftë edhe e përkohshme, për të mos e sjellë në gjëndje kolapsi funksionalitetin buxhetor.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)