Importi i mallrave në Kosovë kap vlerën 297,6 milionë euro
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin nëntor 2019.
Sipas ASK-së, të dhënat nga tregtia e jashtme të mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (9.2 për qind) në muajin nëntor 2019, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 262,2 milionë eurosh krahasuar me deficitin 240,1 milionë eurosh në vitin 2018. Eksporti mbulon importin (11.9 për qind).
“Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2019 kishte vlerën 35,3 milionë euro, ndërsa importi 297,6 milionë euro, është një rritje prej (1.9 për qind) për eksport si dhe (8.3 për qind) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018. Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (32.5 për qind) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (14.1 për qind) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (9.8 për qind) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (7.6 për qind) produktet minerale, (6.3 për qind) produktet bimore, (5.9 për qind) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (5.8 për qind) artikuj të ndryshëm të prodhuar, etj. Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë:(13.7 për qind) produktet minerale, (13.5 për qind) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (12.4 për qind) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (10.5 për qind) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (8.6 për qind) mjetet e transportit, (6.9 për qind) produkte të industrisë kimike, (6.5 për qind) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, etj”, është thënë në raportin e ASK-së, duke shtuar se eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 15,6 milionë euro, ose rreth (44.1 për qind) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (48.8 për qind).
Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Italia (14.1 për qind), Gjermania (10.0 për qind), Holanda (4.6 për qind), Britani e Madhe (2.2 për qind), etj.
Ndërkaq importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 141,6 milionë euro, ose (47.6 për qind) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (12.5 për qind). Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13.5 për qind), Italia (5.5 për qind), Bullgaria (3.8 për qind), Sllovenia (3.3 për qind), Polonia (3.3 për qind), etj. Në muajin nëntor 2019, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 13,7 milionë euro, ose (38.8 për qind) të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (10.7 për qind). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (14.0 për qind), Maqedonia (12.6 për qind), Serbia (5.5 për qind), Mali i zi (4.8 për qind).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin nëntor 2019, arritën në 41,3 milionë euro, ose (13.9 për qind) të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (26.0 për qind).
“Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia (6.7 për qind), Shqipëria (5.8 për qind), dhe Serbia (0.1 për qind). Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 6,0 milionë euro, ose (17.1 për qind). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: Zvicra (9.1 për qind, Turqia (3.7 për qind). Ndërsa, importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 114,6 milionë euro, ose (38.5 për qind). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15.9 për qind) dhe Kina (9.8 për qind)”, është thënë në fund të raportit të ASK-së.
/Epoka e re/