Imri Ahmeti: Albin Kurti do ta dërgojë vendin në zgjedhje

07 shtator 2023 | 22:12

Kryetari i Lipjanit dhe Sekretari i LDK-së, Imri Ahmeti ishte i ftuari i radhës në emisionin “20MIN+” të Ridvan Berishës që transmetohet në platformat e kosovalive.net dhe në Kanal10 çdo të shtune nga ora 22:30.
Ahmeti foli për gjendjen në Kosovë dhe dha një vlerësim për Qeverinë Kurti.

Po ashtu foli edhe për çështjen e veriut, shkruan kosovalive.net.

“Ka një opinion, ka një vlerësim që nuk jemi mirë. Ka një lloj stagnimi e po duket se po zë bazë me ketë qeverisje. Kosova ka pasur mundësi shumë më mirë, shumë më shpejtë. Unë mendoj se Veriut duhet t’i jepet zgjidhje. Çështja kyqe është zgjidhja e problemit të veriut. Nuk mund ta shmangim përjetësisht, do të vij një ditë që duhet t’i japim zgjidhje. Veriu ka impakt në të gjitha fushat, s’mund të flasim për investime nga jashtë”, tha ai fillimisht.

Sekretari i LDK-së tha se problemi i veriut është politikë.

“Opozita e ka mbështet kur është dashur ta mbështesë Qeverinë, për shembull mbajtja e zgjedhjeve në veri. Problemi është politikë, nuk është ligjor”, u shpreh ai.

Ahmeti tha se udhëzimi administrativ për tërheqjen e kryetarëve të komunave veriore e komplikon më shumë situatën.

“Unë shoh tendencë për t’u shmangur nga zgjidhja e problemit të veriut. Udhëzimet adminstrative vetëm e komplikojnë dorëheqjen e kryetarëve të veriut. Unë nuk shoh zgjedhje ligjore përveç dorëheqjes së kryetarëve. Unë nuk shoh vullnet nga qeveria për zgjidhje por vetëm prolongim. Udhëzimi administrativ nuk është në koordinim me kushtetutën. Me dialogun po shkojm duke shkuar më poshtë”, shtoi ai.

Imri Ahmeti tha se LDK është ‘pro’ zgjedhjeve dhe u shpreh se beson se kryeministri Kurti do ta çojë vendin në zgjedhje.

“Padyshim që po. LDK nuk do jetë kundër zgjedhjeve se jemi opozitë. Qeverinë do e rrëzoj Albin Kurti. Unë pres që Albini ka me dërgu vendin në zgjedhje. Jo vetëm në politikë, por në çdo sferë kjo Qeveri ka prolonguar çdo gjë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Për mua është e çuditshme pse është ftuar presidentja në…