Imri Ahmeti: Shumë serioze, ju lutem rrini në shtëpi!

12 prill 2020 | 23:16

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se lajmet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë e konfirmuan që vetëm sot janë 79 persona të identifikuar me Covid-19.

Ai u uruar shërim të shpejt të gjithë të infektuarve.

“E dimë që jemi të mërzitur, e dimë që nuk e kemi të lehtë të qëndrojmë të mbyllur, mund të na mungoj shumë përditshmëria, mund të ballafaqohemi me mungesa të ndryshme, mund të kemi nevojë të punojmë etj. Por shëndeti ka prioritet e mbi prioritete. Të qëndrojmë në shpi, të kuptojmë seriozitetin e kësaj pandemie, mos të nënçmojmë. Me disiplinë e me besim në Zot do t’ia dalim bashkë!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti 20-vjeçar, Edwin Espinoza, i cili aktivizohej me skuadrën ekuadoriane…