Imri Ahmeti zgjedhet kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

23 shtator 2020 | 14:40

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka mbajtur Kuvendin e Përgjithshëm Vjetor ku kanë marrë pjesë delegatët nga Komunat e Republikës së Kosovës dhe kryetarët e Komunave.

Kuvendi me shumicë votash ka zgjedhur kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti për kryetar të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ushtruesi i deritashëm i detyrës së kryetarit të AKK-së, Xhafer Gashi, ka hapur punimet e Kuvendit, ndërsa me shumicë votash janë aprovuar raportet vjetore 2019 dhe planifikimet për 2020.

Mbajtja e këtij Kuvendi ishte paraparë të mbahet në muajin mars por u shty për shkak të pandemisë Covid-19.

Kuvendi i Përgjithshëm Vjetor i AKK-së sot debatoi për raportet vjetore të punës për vitin 2019 si dhe shqyrtoi planin e punës së AKK-së për vitin 2020 si dhe për çështjet e lobimit në interes të Komunave të Kosovës gjatë këtij viti.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë ankesën e deputetit Etem Arifi,…