
Inaugurohen hapësirat për vendosjen e kontejnerëve në Podujevë
07 tetor 2020
| 17:24
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, të mërkurën ka bërë inaugurimin e hapësirave për vendosjen e kontejnerëve të rinj në qytet.
Me këtë rast, Rudari, ka thënë se për secilin objekt banimi është ndërtuar hapësirë e veçantë për kontejnerë.
Nënkryetari Rudari ka bërë apel tek qytetarët që të hedhin mbeturinat në vendet e destinuara si dhe të mos i parkojnë veturat në këto hapësira të rezervuara për kontejnerë.