Inaugurohet biblioteka në shkollën “Nazim Hikmet”

17 nëntor 2022 | 14:22

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çağri Sakar, nënkryetarin për komunitete, Kadir Hysein dhe përfaqësues të tjerë, kanë marrë pjesë në inaugurimin e bibliotekës në shkollën “Nazim Hikmet”, në fshatin Miresh.

Kryetari Hyseni është shprehur falënderues ndaj organizatës turke TIKA Kosova për mbështetjen e vazhdueshme.

“10 studentë nga Universitetet e Turqisë realizuan projektin që përmban ngjyrosjen e bibliotekës, instalimin e inventarit, pastrimin e bibliotekës si dhe vendosjen e librave në të. Ky projekt u mbështet nga organizata TİKA Kosova. Përherë falënderues dhe mirënjohës për miqtë e komunës”, ka theksuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka hyrë në recesion, nëntë muaj pas nisjes së…