Inaugurohet centrali i parë diellor në Çernobil
05 tetor 2018
| 20:15
Ukraina inaguroi sot centralin e saj të parë diellor në zonën shumë radioaktive përreth centralit të Çernobilit, ku në vitin 1986 ndodhi incidenti më i rëndë në historinë e bërthamores civile.
Centrali i ri numëron rreth 3 800 panele fotovoltaike të instaluara në 1,6 hektarë rreth 100 metra larg centralit të dëmtuar.
Fuqia e centralit diellor arrin shifrën simbolike prej një megavat që mjafton për të mbuluar konsumin e rreth 2 000 apartamenteve. (KP)