Inaugurohet klinika “Swiss Clinique 2” në Gjilan
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë në inaugurimin e klinikës “Swiss Clinique 2”, e cila ka një staf vendor dhe ndërkombëtar prej 53 personave.
Me këtë rast, Haziri nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, ka shkuar se kjo klinikë do të bëhet krenaria e Gjilanit. “Pata nderin që së bashku me pronarin, Bari Kastrati dhe mjekun zviceran, dr. Aissa Hachler Boudramma, ta inaugurojmë njërën nga klinikat më të avancuara në rajon ‘Swiss Clinique 2’, e cila ka një staf vendor dhe ndërkombëtar prej 53 vetave. Është njëra prej shërbimeve shëndetësore më të mëdha që regjioni ynë tashmë e ka, ku përfshihet edhe Kumanova, Presheva e Bujanoci. Besoj shumë që ‘Swiss Cinique 2’ do të bëhet krenaria e Gjilanit. Urime familjes Kastrati dhe faleminderit që janë bërë një nga investitorët më të mëdhenj në Gjilan!”, ka shkruar Haziri.
/Epoka e re/