Inaugurohet ‘Muri i Nderit’ për sakrificën e shqiptarëve gjatë Holokaustit
23 gusht 2023
| 10:47
Është inauguruar “Muri i Nderit” nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë – Izrael në Parkun e Qytetit në Prishtinë.
Kjo është bërë në shenjë mirënjohjeje për sakrificën e shqiptarëve të Kosovës në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë kryeministri Albin Kurti, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ai gjerman Johan Rohde, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, etj./EO