Inaugurohet Muzeu Etnologjik në Gjilan
19 maj 2021
| 12:21
Në Gjilan është inauguruar Muzeu Etnologjik. Me ketë rast, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ky muze është projekt i bashkëpunimit ndërkufitar me Kumanovën.
Ai ka thënë se Muzeu Etnologjik do të hapet për qytetarët dhe turistët, duke ofruar vlerat etnologjike, ndërkaq, sipas tij, Muzeu i Qytetit do t’i ruajë vlerat arkeologjike deri në historinë më të re të Gjilanit.
“Faleminderit të gjithë atyre që janë angazhuar, e në veçanti mbështetësin financiar që janë fondet e BE-së. Faleminderit për mbështetjen dhe prezencën shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, shkëlqesinë së tij, ambasadorin Tomas Szunyog. Faleminderit për partneritetin e madh edhe kryetarin e Kumanovës, mikun tim Maksim Dimitrievski”, ka thënë Haziri.