Inaugurohet Qendra e Thirrjeve në komunën e Mitrovicës
Në Komunën e Mitrovicës është hapur Qendra e Thirrjeve, ku të gjithë qytetarët do të mund të adresojnë problemet, kritikat, kërkesat dhe sugjerimet e tyre.
Me këtë rast, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, është përgjigjur në telefonatën e parë të realizuar nga qytetari, të cilit i është ofruar shërbimi i kërkuar.
Kryetari Bahtiri e vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë hap të komunës, gjë që ndikon në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.
Qytetarët do të kenë mundësi të thërrasin pa pagesë në numrin 080019400, dhe do të jetë e hapur çdo ditë nga e hëna deri të dielën, prej orës 08:00 deri në orën 22:00.
Zyrtarët përgjegjës të Qendrës së Thirrjes do t’u ndihmojnë qytetarëve të marrin përgjigje për shumicën e pyetjeve që lidhen me shërbimet komunale.
/Epoka e re/