Inaugurohet Qendra Nacionale e Xhudos, Haradinaj: Peja qytet i kampionëve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë ne inaugurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se Peja është qyteti i kampionëve dhe i medaljeve të arta olimpike.
“Peja është qyteti i kampionëve, i medaljeve të arta olimpike. Sportistët e saj janë ambasadorët më të mirë të Republikës së Kosovës. Ata na kanë bërë krenarë me qindra herë. E kanë ngritur flamurin e shtetit të Kosovës në piedestal të ngjarjeve globale sportive”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se investimi i shtetit në infrastrukturën sportive në Pejë, është investim jo vetëm për sportin por edhe për identitetin e shtetit.
“Prandaj, investimi i shtetit në infrastrukturën sportive të këtij qyteti, është investim jo vetëm për sportin, por për identitetin e shtetit. I lumtur që sot isha në inaugurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos. Gjithmonë me sportistët pejanë”, ka përfunduar Haradinaj.