![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/shkolla-e-muzikes.jpg)
Inaugurohet shkolla e re e muzikës ‘Halit Kasapolli’ në Pejë
Inaugurimin e shkollës së re të muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë e kanë bërë drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, Naser Gega dhe drejtoresha e shkollës së muzikës në Pejë, Rreze Kastrati.
Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, Naser Gega në fillim e përshëndeti kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe të gjithë të pranishmit, duke thënë se: “Sot për ne është një ditë e re dhe e them me bindje të plotë, se qyteti i Pejës është djep i kulturës dhe i artit. Arti dhe kultura janë ato, që na bën të njohur në botë dhe nuk njohin kufij. E gëzofshi objektin e ri, paçi fat dhe suksese. Faleminderit!”.
Ndërsa drejtoresha e shkollës së muzikës në Pejë, Rreze Kastrati i përshëndeti të pranishmit dhe theksoj se është shumë e lumtur për hapjen e shkollës së re të muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë, objekt me standarde, që i plotëson të gjitha nevojat e të mësuarit bashkëkohor.
“Gëzohem, që gjeneratat e reja do të kenë një objekt shkollor modern, që do t’ua lehtësoj procesin mësimor.Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka bërë një punë shumë të madhe me ndërtimin e objektit të ri shkollor”, ka thënë ajo.