Inaugurohet shtatorja e Agim Ramadanit dhe Mulla Idriz Gjilanit

28 nëntor 2019 | 17:36

Me rastin e festës së Flamurit në Gjilan është vendosur shtatorja e Agim Ramadanit dhe mulla Idriz Gjilanit.

Në ceremoninë e inaugurimit të dy shtatoreve kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore dhe qytetarë të shumtë.

Pas inaugurimit,  kryetari i Gjilanit dhe iniciatori i ngritjes së shtatoreve, Lutfi Haziri, ka thënë se nga sot do të bashkëjetojnë dhe komunikojnë në mes vete Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani.

Ndërsa ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, pasi ka përgëzuar kryetarin e e Gjilanit për inicimin për ngritjen e shtatoreve, ka thënë se ky akt do të na e kujtojë gjithmonë madhështinë e veprës së këtyre heronjve.

Në anën tjetër, ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka thënë se ngritja e shtatoreve të kolosëve, tregon për një sublimim të të gjitha vlerave tona kombëtare e historike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me nismën e Komitetit Olimpik të Kosovës është themeluar Federata…