Inaugurohet stacioni meteorologjik në Skivjan të Gjakovës
23 mars 2018
| 17:18
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) me rastin e Ditës Botërore të Meteorologjisë me moton “Moti – gati, klima – zgjuar”, ka bërë inaugurimin e Stacionit Meteorologjik Automatik në Skivjan të Gjakovës.
Në ceremoninë inauguruese, në emër të ministres së MMPH-së, Albena Reshitaj, ka marrë pjesë zëvendësministri Fatmir Matoshi, i cili ka deklaruar se klima dhe moti janë pjesë shumë e rëndësishme e proceseve zhvillimore të një vendi.
Stacioni Meteorologjik Automatik në Skivjan të Gjakovës do të bëjë regjistrimin e disa parametrave meteorologjik siç janë temperatura e ajrit, lagështia, shtypja atmosferike, reshjet dhe shpejtësia e erës.