Inaugurohet stadiumi i ri shtatë muaj para fillimit të Lojërave Olimpike
15 dhjetor 2019
| 19:14
Shtatë muaj para fillimit të Lojërave Olimpike, në Tokio është inauguruar stadiumi i ri i futbollit, në të cilin do të zhvillohen edhe aktivitete të olimpiadës.
Në fillim të janarit do të luhet finalja e ‘Emperor Cup Soccer’, ku pritet të dhurohet spektakël në stadiumin e ri. Stadiumi ka një kapacitet prej 68 mijë ulëseve dhe është inauguruar nga kryeministri japonez Shinzo Abe, tri vjet pas fillimit të punimeve.
Stadiumi është ndërtuar në hapësirën e njëjtë ku qëndronte edhe stadiumi që u përdor në olimpiadën 1964.