Inaugurohet zyra regjionale e AUV-it, Peci: Mbetemi të përkushtuar që të arrijmë objektivat e Komisionit Evropian

16 dhjetor 2024 | 13:19

Është inauguruar të hënën Zyra regjionale e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) në komunën e Prishtinës.

Më këtë rast, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se këto zyre do t’i mundësojnë stafit punë efikase duke mundësuar monitorim e operatoreve ekonomik, kryerjen e inspektimeve veterinare dhe fitosanitare si dhe zbatimin e rregullave për sigurinë ushqimore në vend.

Ai ka thënë se Ministria e Bujqësisë është në proces të ndërtimit edhe të objektit të ri me buxhetin e shtetit në vlerën e 9 milionë eurove, ku sipas tij, me objektin e ri si dhe zyrat regjionale do të jetë përmbyllje e cilik infrastrukturor për të krijuar kushte të përshtatshme të ministrisë.

Ndërsa shefi i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se ka synim që të krijojë një sistem që krijon siguri dhe mirëqenie të konsumatorëve si dhe të institucioneve.

“Ky projekt ka për synim që të krijoj një sistem që krijon siguri dhe mirëqenie të konsumatorëve si dhe të institucioneve. Duke garantuar sigurinë e ushqimit Kosova po ndërmerren hapa të rëndësishëm drejt harmonizimit të rregullores së BE-së dhe përmirësimit të jetesës për të gjithë qytetarët. Këto objekte do t’i ndihmojnë Kosovës në aspektin bujqësor që të siguroj harmonizimin me standardeve evropiane dhe standardeve të sigurisë ushqimore”, ka thënë Orav.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikanja Edita Tahiri ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do…