Incident i rëndë me teleferik në Spanjë, dhjetëra të lënduar dhe 80 të tjerë të bllokuar
Dhjetëra njerëz janë lënduar, disa në gjendje të rëndë, në një aksident me “ski-lift” në Spanjë.
Ngjarja ndodhi në vendpushimin e skive Astun, i cili ndodhet në kufirin spanjoll me Francën, në vargmalin e Pyrenees.
Të paktën 30 persona janë lënduar në këtë incident, shkruan skynews.
Ndërsa kanali televiziv shtetëror TVE raporton se rreth 80 persona mbeten të bllokuar në teleferik.
Për momentin nuk dihet shkaku i incidentit.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se ishte “i tronditur nga lajmi”.
“Gjithë dashurinë tonë për të lënduarit dhe familjet e tyre”, tha Sanchez.
Kryqi i Kuq Spanjoll njoftoi se ishte bashkuar me shërbimet e urgjencës në vendngjarje me një ambulancë të avancuar dhe 11 automjete të tjera të specializuara për shpëtimin e të bllokuarve.