Incident i sigurisë në Ambasadën e ShBA-së në Mal të Zi
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Podgoricë e ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” se një person ka tentuar të hyjë në oborrin e ambasadës dhe se policia malazeze ka reaguar menjëherë.
“Sot rreth orës 10:45 një person ka bërë përpjekje të hyjë në oborrin e ambasadës së ShBA-së në Podgoricë. Pjesëtarët e sigurimit kanë reaguar menjëherë duke e ndaluar dhe dorëzuar te autoritetet e policisë së Malit të Zi. Falënderojmë partnerët tanë të Malit të Zi për ndihmën dhe përkrahjen”, është thënë në përgjigjen e ambasadës amerikane në Podgoricë.
Pas këtij incidenti, pjesëtarë të policisë speciale kanë bllokuar edhe rrugën përreth ambasadës.
Gazeta “Vijesti” ka raportuar se sigurimi i ambasadës së ShBA-së ka reaguar pasi një grup i azilkërkuesve kanë bërë përpjekje të hyjnë në objekt.