Incident i turpshëm në La Liga, tifozi i fut gishtin në b***ë futbollistit te vija anësore e fushës (video)

06 shkurt 2024 | 13:04

Një tifoz u fiksua duke i prekur të pasmet, madje edhe duke i futur gishtin e mesit në by**ë futbollistit të Sevilla, ndërsa ai po përgatitej të bënte një rivënie anësore gjatë pjesës së parë të ndeshjes së të hënës.

Lucas Ocampos ishte “viktimë” e këtij rasti, ndërsa sinjalizoi arbitrin kryesor për incidentin, përpara se të vazhdonte lojën. Sulmuesi argjentinas tha se dëshiron që La Liga ta trajtojë incidentin “aq seriozisht sa duhet marrë racizmi”: “Kam ruajtur qetësinë sepse kam dy vajza, shpresoj që kjo të mos iu ndodhë në të ardhmen”.

Në një deklaratë, Sevilla tha: “Duam të shprehim neverinë tonë si klub për incidentin. Lucas Ocampos iu nënshtrua një akti të turpshëm dhe krejtësisht të papërshtatshëm nga një tifoz vendas. Shpresojmë që të merren masat e duhura të përcaktuara në rregullore për të parandaluar që një sjellje e tillë të përsëritet në një fushë futbolli. Këtë ia kemi shprehur La Liga-s, drejtpërdrejt”.

Rayo Vallecano tha se po punonte për ta identifikuar tifozin që bëri gjestin e shëmtuar dhe do të marrë masat e duhura disiplinore ndaj tij. “Ky veprim i izoluar është vetëm përgjegjësi individuale e tifozit që e kreu atë, – thuhet në një deklaratë të klubit organizator të ndeshjes.

– Rayo Vallecano aktualisht po punon për identifikimin e tifozit në mënyrë që, nëse ai është mbajtës i biletave sezonale të klubit, të mund të merren masat e duhura disiplinore në përputhje me rregulloret e brendshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip kamberi, ka bërë…