Incident në ajër në linjën Stamboll – Nju Jork, 30 të plagosur
10 mars 2019
| 16:04
Fluturimi i avionit “Boeing 777-300” i kompanisë “Turkish Airlines” që është nisur nga Stambolli për në Nju Jork është shoqëruar nga një incident që ka lenë të plagosur mbi 30 persona, vetëm 45 minuta para ulje në aeroportin “John F. Kenedy”.
Turbulencat e forta në ajër kanë shkaktuar frikë të pasagjerët, disa prej të cilëve kanë pësuar çarje dhe fraktura të ndryshme.
Dhjetëra ambulanca janë thirrur në aeroportin ndërkombëtar të Nju Jorkut dhe kanë transportuar të plagosurit drejt spitaleve të ndryshme.