Incident në bazën kryesore ushtarake në Maqedoninë e Veriut
11 prill 2019
| 18:22
Ushtarët e Maqedonisë së Veriut kanë plagosur një person i cili tentoi të hyjë në bazën kryesore ushtarake të vendit.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes, rojet ushtarake e kanë plagosur në këmbë këtë person, në mënyrë që ta mbajnë jashtë gardhit që rrethon zonën ushtarake.
Paraprakisht rojet ushtarake kanë qëlluar dy herë në ajër dhe më pas kanë drejtuar armët drejt personit që po provonte të hynte në zonë.
Në njoftim nuk është bërë më dije identiteti i tij dhe as motivet e këtij incidenti.
Një zëdhënës i ushtrisë, kolonel Toni Janevski, ka thënë për agjencinë “The Associated Press” se zyrtarët e policisë dhe gjyqësorit po e hetojnë incidentin.