Incident në Ferizaj: Tre policë të suspenduar për tejkalim të kompetencave
Inspektorati Policor i Kosovës përmes Departamentit të Hetimeve, ka nisur një hetim zyrtar pas publikimit të një videoje në media, ku dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Ferizaj.
Ngjarja ka ndodhur më 23 dhjetor 2024, në orët e vona të natës, kur policia kishte ndaluar një të dyshuar që nuk ishte ndalur me automjetin e tij, duke shkaktuar ndjekje nga ana e zyrtarëve policorë.
Pas regjistrimit të rastit në IPK, hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore.
Në konsultim me prokurorinë kompetente, është rekomanduar suspendimi nga detyra i tre zyrtarëve policorë të dyshuar për tejkalim të autorizimeve dhe për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Hetimet lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin kompetent.