Incident në takimin Biden-Putin, çfarë ndodhi me gazetarët dhe forcat e sigurisë

16 qershor 2021 | 16:39

Takimi mes presidentëve Joe Biden të Shteteve të Bashkuara dhe Vladimir Putin të Rusisë filloi me disa minuta shtyrje e bërtitje mes gazetarëve e forcave ruse e amerikane të sigurisë.

Organizatorët e samitit të së mërkurës e hapën dhomën e takimit për gazetarët, për atë që zakonisht është koha prej disa minutash gjatë së cilës gazetarët marrin pamje dhe shtrojnë pyetje para fillimit të bisedimeve.

Megjithatë, forcat ruse dhe amerikane të sigurisë dhe zyrtarët e të dyja delegacioneve fillimisht i bllokuan gazetarët, të cilët u përpoqën të hynin në dhomën e bisedimeve, shkruan Associated Press.

Skena më pas u shndërrua në një rrëmujë që zgjati disa minuta brenda dhomës së takimit.

Gazetarët amerikanë thanë se sigurimi dhe gazetarët rusë i kapën ata për krahëve e rrobave në përpjekje për t’i mbajtur prapa.

Gazetarët amerikanë u munduan që ta hapnin rrugën për vete dhe një reporter amerikan u rrëzua përtokë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiro e parë e kampionatit evropian “Euro 2020”, ka dhuruar…