
Incident në Veri, Elshani: 12 persona hynë në qytet me flamuj – dyshohet se u sulmuan me gurë nga disa serbë
Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, ka njoftuar se janë ndaluar 12 persona, përfshirë 10 të mitur, pasi dyshohet se ata janë parë duke hyrë në Mitrovicën e Veriut me flamuj shqiptarë.
Elshani për GazetaBlic theksoi se pas kësaj, disa serbë kanë sulmuar grupin me gurë.
“Janë ndaluar 12 persona, 10 të mitur, dyshohet se me flamura shqiptarë kanë hy Mitrovicë të Veriut. Dyshohet se disa serbë më pas i kanë sulmu me gurë. I kemi ndalu dy vetura, në njerën veturë kanë qenë pesë të mitur. në veturën tjetër kanë qenë shtatë persona. Ende nuk ka ndonjë vepër, përveç për patent shofer e kundërvajtje në trafik, për ketë punë jemi duke u marrë me ta”, ka thënë ai.
“Nuk ka vepër për përdorimin e flamurave, por për këto çështjet e kundërvajtjes. Deri sa t’i sqarojmë disa situata që kanë ndodhur. Tani jemi duke e trajtu ketë rast, pasi që personat janë të mitur”- ka thënë ai.