Incidentet e armatosura rrisin pasigurinë te qytetarët
Dy të vrarë dhe dy të plagosur brenda një dite. Ky është bilanci i së enjtes në Prishtinë, pas një incidenti në të cilin u përfshinë dy familje.
Përveç vrasjes së dy personave dhe plagosjes së një tjetrit nga këto dy familje, në të njëjtin rast, plagë si pasojë e të shtënave, sipas Prokurorisë, ka marrë edhe një kalimtar rasti.
Banorët në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku ndodhi kjo ngjarje, janë të shqetësuar me rritjen e numrit të vrasjeve.
Uran Haxha banon dhe punon afër rrugës ku ndodhi rasti të enjten. Ai ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se është shumë shqetësuese, zgjidhja e problemeve në rrugë nga persona të ndryshëm, pasi që mund ta pësojnë edhe kalimtarët e rastit.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/incidentet-e-armatosura-pasiguri-te-qytetaret/30150263.html.