Incidentet serioze që kurrë nuk e detyruan UEFA-n të shtyjë Kampionatin Evropian

18 mars 2020 | 14:53

UEFA vendosi zyrtarisht që të zhvendoste kampionatin Evropian 2020 për ta luajtur atë një vit më vonë, në 2021, në mënyrë që ti lërë vendin ligave të Evropës, të cilat janë ndalur për shkak të pandemisë Koronavirus.

Kjo është edhe hera e parë që diçka e tillë ndodh, që prej vitit 1958 kur ky kompeticion u organizua për herë të parë. Shumë ngjarje kanë ndodhur që nga ajo periudhë, por asnjë nuk ka çuar në një vendim të tillë.

Media e njohur spanjolle “AS” i ka kushtuar edhe një artikull kësaj teme, duke kujtuar edhe 5 episode që të nxehta, të cilat prapë së prapë nuk e kanë nxitur UEFA-n që të bëjë ndryshime në kampionatin Evropian. E në këtë listë 2 herë protagonist është Shqipëria, Në rastin e parë bëhet fjalë për Euro 1964, atëherë kur kuqezinjtë duhej të përballeshin me Greqinë në fazën eliminatore. Marrëdhëniet mes dy shteteve ishin të acaruara, ndërsa në fuqi në atë kohë ishte edhe ligji i luftës mes dy vendeve. Heleët nuk pranuan që të përballeshin me Shqipërinë në asnjë prej 2 takimeve të planifikuara, duke bërë kështu që Kombëtarja e vendit tonë të kalonte në fazën tjetër.

Ndërkohë një tjetër ngjarje ka në qendër të vëmendjes kuqezinjtë dhe ajo është nata e paharrueshme e Beogradit. Loja u ndërpre qysh në pjesën e parë, ndërsa që na fillimi i takimit lojtarët e Shqipërisë ranë pre e racizmit që vinin nga koret e tifozëve serb. Madje situate degradoi deri në dhunë ndaj tyre, duke bërë që edhe jeta e tyre në atë moment të mos ishte e sigurt. Megjithatë gjithçka u mbyll me një fitore në tavolinë nga ana e Kombëtares sonë, duke bërë që eliminatoret të vazhdonin normalisht./sportekspres.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…