Incidenti i mbrëmshëm në Gramsh, vjen reagimi i Osmanit
21 gusht 2022
| 15:14
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka folur me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, pas incidentit të mbrëmshëm në Gramsh.
Osmani në një postim në llogarinë e vet në “Twitter” u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve, ndërsa ka thënë se autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Fola me presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar Osmani.