Incidenti në Gramsh, Kim: Qëndrojmë me aleatët tanë deri në zbardhjen e fakteve
21 gusht 2022
| 12:16
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Ajo njoftoi se ditën e sotme ka folur me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Arben Kingjin për këtë çështje.
Njoftimin e bëri në rrjetin e saj social Twitter, teksa u shpreh se qëndron e bashkuar me autoritetet që të zbardhet i tërë rasti.