Incidenti në Mitrovicë – Kurti tregon a do ta qesë Bahtirin para Komisionit Diciplinorë të VV-së
Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti ka folur për sjelljen e pahijshme të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri në një tubim elektoral në këtë qytet. E, këtë sjellje Kurti nuk e ka dërguar në Komisionet Diciplinore të partisë së tij.
Agim Bahtiri ofendoi rëndë një qytetar që dëshiroi t’i bëjë një pyetje Kurtit.
Kurti tha se nuk pajtohet me atë sjellje dhe se nuk iu duk dramatike aq sa e bërë Bahtri.
“Sigurisht që unë jam kundër çfarëdo sharjeje dhe nuk pajtohem fare me atë gjest dhe atë sjellje. Qytetari dëshironte të ndërprente derisa unë flisja, i thash prit derisa ta mbarojë unë fjalën pastaj vazhdojmë”, tha ai në kallxo.com.
Tutje, Kurti tha se nuk ka informacion nëse sjellja e Agim Bahtrit është dërguar në komisione diciplinore të VV’së, por ai vet nuk e ka bërë një gjë të tillë.