INDEP-i kërkon nga qeveria e ardhshme ta shkëpusë kontratën për termocentralin  “Kosova e Re”

22 tetor 2019 | 15:36

Me rastin e Ditës Botërore të Energjisë, Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP ka shpalosur prioritetet që sipas tyre duhet t’i ketë qeverisja e re në sektorin e energjisë.

Me këtë rast është kërkuar që qeveria e ardhshme ta ndërpres kontratën për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Përfaqësuesja e INDEP-it, Learta Hollaj duke folur për rëndësinë e tranzicionit të energjisë paraqiti nevojën për dekarbonizimin e energjisë. Teksa ka kërkuar edhe ndryshim të legjislacionit aktual për t’ia lehtësuar investimet në sektorin e energjisë. “Tranzicioni i energjisë ka qëllim largimin e lëndëve fosile. Masa e parë që duhet të marrë qeveria e re është ndërprerja e kontratës për termocentralin

‘Kosova e Re’. Mënyra si e shohim ne tutje zhvillimin e energjisë është në mënyrë të integruar, si hap përtej së ndërprerjes së kontratës së Kosovës së Re, duhet të fokusohemi tek masat e efeçiente të energjisë. Në aspektin e efeçientës së energjisë duhet të fokusohemi tek humbjet në rrjetin elektrik. Hap tjetër është bashkëpunimi rajonal, tek rrjeti i interksionit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe liberalizimi i tregut të energjisë”, ka deklaruar ajo.

Ndërkaq, hulumtuesi Dardan Abazi ka folur për prioritetet që duhet t’i ketë qeverisja e ardhshme. “Ne konsiderojmë se ndërprerja e kësaj kontrate është mundësia për t’i hapur tregut të energjisë, sepse me këtë nuk ka as liberalizim të tregut. Koha e centraleve të mëdha ka kaluar, është koha të kemi një qasje të decentralizimit të energjisë. Kur jemi tek kjo sfida e dytë për neve është përkushtimi i qeverisë së ardhshme për një tranzicion energjikë për të dekarbonizuar energjinë. Investimet siç janë në efçiencë të gjitha këto do të kërkojnë fuqi punëtore dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë Abazi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëpërmjet postimeve në “Instagram”, Roza Lati ka treguar se tashmë…