Indi, 53 gazetarë infektohen me Covid-19
21 prill 2020
| 12:54
53 gazetarë janë infektuar me Covid-19 javën e kaluar në Mumbai të Indisë, sipas organit të këshillit lokal, Korporata Komunale e Brihanmumbai (BMC).
BMC tha se kishte testuar 167 gazetarë në qytet që raportonin për krizën. Ata të cilët rezultuan pozitivë tashmë janë të izoluar.
Rastet pozitive përfshijnë reporterët, kameramanët, fotografët dhe operatorët e furgonit, tha Amey Ghole, kreu i Komitetit të Shëndetit BMC.
”Është tronditëse që më shumë se 50 gazetarë të mediave elektronike, veçanërisht personave të kamerave, janë infektuar në Mumbai. Çdo gazetar duhet të kujdeset siç duhet,” deklaroi ditën e djeshme ministri i lartë i kabinetit Prakash Javadekar në “Twitter”.