
Indi, gratë zbresin me litarë për një kovë ujë (Foto)
01 maj 2019
| 15:40
Shumë shkencëtarë kanë parashikuar se një ditë bota do të vuajë për ujë të pijshëm, e disa arrijnë deri aty sa të thonë që mungesa e ujit do të jetë shkaku i luftës së tretë botërore.
Por në disa vende, mungesa e ujit është duke ndodhur tani.
Shumë gra në fshatrat e largëta të Indisë detyrohen të rrezikojnë jetën e të varen me litarë në puse shumë të thellë, vetëm për një kovë ujë.
Në Indinë rurale ka shumë fshatra që vuajnë vazhdimisht nga thatësira, gjë që i ka detyruar banorët të ndërmarrin veprime të dëshpëruara.