Indi, mbi 17 mijë raste të reja me Covid për 24 orë
27 qershor 2020
| 09:42
India i ka regjistruar më shumë se 17,000 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar në mbi 500,000 numrin e përgjithshëm të infektimeve, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Numri i rasteve është rritur në masë të konsiderueshme në qytetet kryesore, përfshirë kryeqytetin Neë Delhi. India është në vendin e katërt në botë për numrin më të madh të rasteve, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Rusisë.
Pritet që numri i rasteve të vazhdojë të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Ekspertët që ofrojnë këshilla për qeverinë federale kanë thënë se autoritetet tash duhet ta bëjën prioritet zvogëlimin e rasteve fatale në vend të parandalimit të përhapjes së virusit, shkruan “The Guardian”.