India do të japë medikamentin anti malarie për vendet me të prekura nga Covid-19

07 prill 2020 | 09:06

Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë deklaroi do të japë “sasi të përshtatshme” të hidroksilkolinës dhe paracetamolit, vende fqinje dhe kombeve të tjera “të prekur keq nga pandemia”.

Të hënën e 6 prillit, presidenti Donald Trump tha se SH.B.A. mund të “hakmerret” nëse India nuk lëshonte rezervat e medikamentit, të cilën ai e ka quajtur si kurë në luftën kundër Covid-19, shkruan BBC.

Hydroksilklorina është shumë e ngjashme me Chloroquine, një nga ilaçet më të vjetra dhe më të njohura anti-malariale.

Megjithatë mbetet e paqartë nëse medikamenti në të vërtetë mund të funksionojë kundër koronavirusit.

Shumë virologë dhe ekspertë të sëmundjes infektive kanë paralajmëruar që eksitimi ndaj hidroksilklorinës është i parakohshëm dhe ilaçi nuk është testuar siç duhet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dje kanë ndërruar jetë…