India e lë pa Botëror Donjeta Sadikun

15 nëntor 2018 | 17:59

Boksieres së Kosovës, Donjeta Sadikut, përfundimisht i mohohet pjesëmarrja në Kampionatin Botëror në New Delhi të Indisë.

Kampionati ka filluar, kurse kampionia e Kosovës nuk do të ketë mundësinë të paraqitet, pasi shteti i Indisë nuk lejoi t’i japë vizën Donjetës, me arsyetimin se nuk e njeh Republikën e Kosovës, pavarësisht se Sadiku dhe ekipi i saj janë pajisur me pasaportën e Shqipërisë. Kjo është hera e dytë që boksieres i ndodh që të mos marrë pjesë në kampionat botëror për arsye të njëjta.

“Jam përgatitur mirë dhe nëse marrë pjesë, besoj shumë në medalje. Kjo garë do të më ndihmonte për Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’. Të humben dy kampionate të tilla është dëshpërim i madh”, kishte deklaruar Sadiku.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një deputet është shtruar në spital dhe një tjetër po…