India, e padrejtë me Donjeta Sadikun
01 janar 2019
| 14:42
Boksieres më të mirë në Kosovë, Donjeta Sadikut, i është mohuar pjesëmarrja në kampionatin botëror, që është mbajtur në Indi.
Kjo ka ardhur pasi India nuk e njeh shtetin e Kosovës. E njëjta gjë i kishte ndodhur boksieres së Kosovës edhe një vit më parë kur nuk iu lejua pjesëmarrja në botërorin për junior. Donjeta është nënkampione e botës dhe nënkampione e Evropës për juniorë.
/Epoka e re/