India i kërkon Putinit që ta ndal luftën
25 shkurt 2022
| 01:12
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi ka telefonuar sot Vladimir Putinin pas luftës që ka nisur në Ukrainë.
Sipas njoftimit të qeverisë indiane Modi kërkoi nga Putini që t’i jepet fund dhunës në Ukrainë, shkruan reuters.
“Kryeministri apeloi për një ndërprerje të menjëhershme të dhunës dhe bëri thirrje për përpjekje të bashkërenduara nga të gjitha palët për t’u kthyer në rrugën e negociatave dhe dialogut diplomatik,” tha qeveria indiane.