India kap rreth 3 ton heroinë afgane

21 shtator 2021 | 11:40

Zyrtarë indianë kundër kontrabandës, kanë konfiskuar rreth tre ton heroinë me vlerë 2.7 miliardë dollarë në portin e shtetit Gujarat.

Testimet forenzike janë ende duke u kryer për të vërtetuar vlerën e saktë të drogës së konfiskuar, thanë zyrtarët për BBC.

Dy persona janë arrestuar dhe shumë të tjerë janë duke u hetuar, është thënë në deklaratë.

Dërgesa ishte nisur nga Afganistani, ku është deklaruar me përmbajtje të gurëve mineralë.

Ajo ka mbërritur në postin në Gujarat përmes Iranit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka…