India krijon astronauten e parë robot
Agjencia hapësinore e Indisë ka krijuar për herë të parë roboten që do të udhëtojë në hapësirë këtë vit si pjesë e misionit të tyre pa pilot.
Robotja quhet Vyom Mitra (që përkthehet nga sanskritishtja në mik në hapësirë), e krijuar me detaje që të lë përshtypjen e një gruaje por me intelegjencë jashtëzakonisht të madhe.
Shkencëtarët shpresojnë se robotja do t’i ndihmojë më vonë astronautët në një mision hapësinor të administruar të quajtur ‘Gaganyaan’, i cili është caktuar për në dhjetor 2021.
Isro do të zhvillojë dy misione pa pilot, një në dhjetor të këtij viti dhe një tjetër në qershor 2021, para misionit të ‘Gaganyaan’.
“Unë mund të bëhem edhe shoqëruesja juaj, të bisedojë me astronautët, t’i njohë ata dhe t’i përgjigjem kërkesave të tyre”, tha robotja Vyom e cila është e gatshme çdo moment që të fluturojë në hapësirë.
Shkencëtarët e kanë krijuar këtë robote në mënyrë që t’i ndihmojë ata që të kuptojnë më mirë impaktin e udhëtimit hapësinor tek njerëzit, do të stimulojë detyrat e një astronauti në hapësirë.
Agjencia e hapësirës shpreson se kjo robote do t’i ndihmojë në detyrat e tyre, në misionet e krijuara në të ardhmen.