India ndërton hekurudhën më të lartë në botë
India ka hyrë në histori me hekurudhën më të lartë të trenit në botë, duke ia kaluar me gjatësi edhe kullës franceze të Eiffelit. CNN raportoi të martën se kjo urë që gjendet mbi lumin Chenab, është 1.315 metra e gjatë dhe 359 metra e lartë, që lidh rajonet Jammu dhe Kashmir.
Ndërtimi i saj ka zgjatur disa dekada dhe do të jetë e hapur për vizitorë kah fundi i dhjetorit të 2023-s, ka bërë të ditur Ministria e Hekurudhave.
Pos urës, ky projekt Udhampur-Srinagar-Baramulla Rail Link, synon të ndërtojë edhe tunelin më të madh në botë.
Për kryeministrin e Indisë, Narendra Mondi, që mori pushtetin në vitin 2014 duke premtuar “madhështinë”, ky investim mund të shihet si mjet i fuqishëm për integrimin social dhe politik, duke lidhur rajone të ndryshme me qytetet kyçe.
“Ura dhe lidhja më e madhe që synohet të krijojë do të projektohen nga New Delhi si një tjetër fitore e madhe për zhvillimin e rajonit”, ka deklaruar Michael Kugelman, drejtor i Institutit të Azisë Jugore në Qendrën Wilson.