India pritet të lehtësojë kufizimet në Kashmir
India do të heqë kufizimet në lëvizjet e njerëzve dhe lidhjet e telekomunikimit në Kashmir brenda disa ditëve të ardhshme.
Gjykata e Indisë është duke shqyrtuar peticionin nga një redaktor i një gazete që kërkonte rivendosjen e shërbimeve telefonike dhe të internetit të ndaluara këtë muaj, pak përpara se qeveria të tërhiqte statusin e veçantë të Kashmirit, për të parandaluar protestat.
Kufizimet do të hiqen brenda “ditëve të ardhshme”, ka thënë avokati i Qeverisë, Tushar Mehta.
Më 5 gusht India e ka revokuar autonominë e pjesës së administruar prej saj në Kashmir.
Në një fjalim, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka thënë se masa do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e “terrorizmit dhe separatizmit”.
Kashmiri pretendohet edhe nga India dhe nga Pakistani.
Të dyja vendet posedojnë armë bërthamore.
Ato kanë zhvilluar dy luftëra, dhe një konflikt të kufizuar mbi Kashmirin, që nga viti 1947. /Rel/