India shpall fajtorë 6 persona për dhunim dhe vrasje të një të miture
Gjashtë prej tetë burrave të akuzuar për dhunim, torturë dhe vrasje të një vajze myslimane tetëvjeçare, në Kashmirin e administruar nga India, janë shpallur fajtorë, në një proces të përshpejtuar gjyqësor.
Viktima ishte gjetur afër një pylli në qytetin Katua në janar të vitit 2018.
Ky rast ishte kthyer në kryelajm, pasi grupe hinduse dhe disa avokatë, kanë protestuar ndaj arrestimit të tetë burrave.
Të tetë personat janë deklaruar të pafajshëm.
Njëri prej tyre, djali i njërit prej personave të dënuar është liruar.
Në mesin e të akuzuarve përfshihet edhe një zyrtar i pensionuar qeveritar, katër zyrtarë policorë dhe një i mitur.
I mituri do të ndëshkohet ndaras, sipas akteve ligjore të Indisë.
Hollësitë e plagëve të shkaktuara ndaj fëmijës patën tmerruar shumë indianë.