India teston raketën balistike, mund të godasë pothuajse të gjithë Kinën

29 tetor 2021 | 11:30

India ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale me aftësi bërthamore me një rreze veprimi prej 5,000 kilometrash në mes të tensioneve kufitare në rritje me Kinën.

Në njoftimin e qeverisë indiane thuhet se është testuar me sukses raketa “Agni-5”, e cila u lëshua nga një ishull në lindje të vendit.

“Ajo u rrëzua në Gjirin e Bengalit me “një shkallë shumë të lartë saktësie”, thuhet në një deklaratë.

Arsenali i fuqishëm i raketave të Pekinit e ka shtyrë Nju Delhin të përmirësojë sistemet e tij të armëve vitet e fundit, me “Agni-5” që besohet të jetë në gjendje të godasë pothuajse të gjithë Kinën.

India ka zhvilluar sistemet e saj bërthamore dhe raketore me rreze të mesme dhe të gjatë që nga vitet 1990 në mes të konkurrencës strategjike në rritje me Kinën për të rritur aftësinë mbrojtëse të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poeti i shquar kosovar Lulzim Tafa do të nderohet në…