Indiana mposhtin Milwaukeen, Atlanta suprizon Orlandon
Dy ndeshje të luajtura ditën e fundit në NBA, por surprizat nuk kanë munguar. Skuadra e Milwaukee, u mund jashtë fushe me rezultat 126-124 nga Indiana, në një ndeshje me shumë emocione dhe rivalitet deri në fund.
Giannis Antetokounmpo realizoi 54 pikë e 12 rebound për Bucks, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Ky është edhe rekordi i pikëve i realizuar në një ndeshje në këtë fillim sezoni në NBA. Për Pacers, tre lojtarë realizuan mbi 20 pikë, ku u dalluan Haliburton me 29 pikë e 10 asistime, Mathurin me 26 pikë e Turner me 21.
Vendasit e nisën keq takimin, duke humbur periodën e parë me 14 pikë disavantazh, por më pas rikuperuan dhe në fund ia dolën të mposhtin pretendentët me 2 pikë para dhe ngjiten në vendin e tretë në Lindje. Në sekondat e fundit fiton edhe skuadra e Atlantas, që mposhti me rezultat 120-119 Orlandon, sfidë kjo vendosur nga basketbollisti Trae Young, që realizoi 41 pikë për miqtë.
Te Magic mungoi lojtari-lider, duke u mundur në fushën e vet në sekondat e fundit. Edhe kjo një sfidë plot rivalitet, ku vetëm qetësia në fund solli fitoren e Hawks, që ngjiten në vendin e katërt në Lindje.