
Indiana vendos rekordin sezonal të pikëve, Oklahoma skuadra e parë që prek 60 fitore
Indiana fitoi me rezultat 162-109 në fushën e Washington, duke u bërë skuadra që ka shënuar më shumë pikë në një ndeshje të vetme këtë sezon. Sfidë ku 9 lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë (Haliburton me 29 pikë më i miri) dhe 14 basketbollistë shënuan në koshin e skuadrës vendase.
Oklahoma mbetet skuadra më e mirë në NBA, duke qenë e para që kalon shifrën e 60 fitoreve këtë sezon. Ajo mundi me rezultat 125-104 Memphisin. Alexander Shai me 37 pikë ishte lider.
Fiton edhe Clevelandi, skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, që falë 29 pikëve të Allen mundi me shifrat 124-116 San Antonion. Humbje në sekondën e fundit për Lakersat, që u mund me rezultat 19-117 nga Chicago. Një kosh i Giddey (25 pikë, 14 rebound, 11 asistime) nga mesi i fushës i dha fitoren Bulls. Fitorja e tretë radhazi për Miami, që mundi me rezultat 122-112 Atlanta (Tyler Herro 36 pikë), ndërsa Dallasi fitoi me shifrat 101-92 në fushën e Orlandos (Jaden Hardy 22 pikë).
Rezultatet
Cleveland – San Antonio 124-116
Orlando – Dallas 92-101
Washington – Indiana 109-162
Miami – Atlanta 122-112
Chicago – Lakers 119-117
Oklahoma – Memphis 125-104
Utah Jazz – Houston 110-121
Sacramento – Portland 128-107